• |
ide | kryesore

Djegia e KZAZ-së së Bushatit, policia përplaset me PD-në

Lajme, Të fundit


Mbrëmjen e së enjtes është djegur KZAZ-ja e Bushatit e vendosur në shkollën e fshatit. Policia thotë se kjo u bë nga protestues të PD-së.

“Rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës. Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje. Grupi hetimor i ngritur për çështjen dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit” – thuhet në reagimin e policisë së shtetit.

Por ky qëndrim është hedhur poshtë nga PD-ja me anë të sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi i cili thotë se asnjë mbështetës i PD-së nuk është përfshirë në këtë ngjarje.

“Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private” – thuhet në deklaratën e PD-së. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=rZyZ_Z2ZxsE


14 Comments

  1. Sa te trash jeni o rilindas. Normal dhe i felliqur dhe i holle nuk shkon. Vet e keni bere. E cnuk ben lekura juaj. Se ju vetem me dijen dhe me shkollimin nuk keni lidhje. Me horra po.

  2. U futen armet ne kish teshti gati per repreziale si ne 1945 kush ka lexuar dhe e ka jetuar kete ngjarje e din mir qfar ndodhi me priftrijt u pushkatuan nga baballaret e ketyre qe jan ne pushtet

  3. Pd, ben dobicin e ta le ne dere. Prandaj un ju urrej. Nuk flas per popullin po per veten time. Dhe per kete jam i sigurt. Jan njerez qe historikisht kete gje kane bere. Nuk harrohen çadrat pistolet dhe thikat me helem te perëndisë Berisha.

    1. Po ti nuk e di se sa ne e urrejme rracen tende te felliqur per komunisti trushpelare. Ti flet per histori? Shpejt e harrove bomben ne Ambasaden Sovjetike. Shko tani dhe numero pordhet e Edverit.

  4. Jeni te forte ju demokratet e ndershem, gjuani dhe fshihni doren! Jeni bere turpi i kombit bashke me shalngjiturin gjithe botox!

  5. Arturo Ui salih ne austri per mjekim ne spitalin psiqiatrik,lulu djeg shkollat,likja me date te te jashte ligjit,vasili i Gezuar,rama vazhdon fushaten,amerika e be i mbyllin te gjitha rruget e destabilizimit,shpellaret ne burg per djegje shkollash,30 qershor zgjedhje per ndarje perfundimtare nga neokomunistet e tipit salih ilir Lulzim mona etj

  6. Palla te hyfte e mos te dalte deri kur salihu te kthehet nga tranziti ne spitalin psikiatrik te austrise nga me te shtrejtet,epileptiku salih nuk do mund te votoje ne rrezimin e rames,shtrengoje mire pallen qe ke ne bythe

  7. po si po digjni shkollat e femijeve tuaj o kafsh prehistorike, o taleban, o njerez me bisht o haxhi qamila. nuk njeh kufi budallalliku njerezor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *