• |
ide | kryesore

Berisha nuk pret gjykatën, çon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndonëse cështja për vulën mbetet ende në Gjykatë, Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të presë ndërsa sot ka dërguar pranë KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lista me 230 emra u dorëzua në KQZ nga deputeti demokrat Flamur Noka, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo. Emrat sapo janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD. Vendimi nuk pritet të jetë surprizë, për në dokumentacion PD rezulton e regjistruar në emrin e Lulzim Bashës. Në deklarimet për mediat, kreu i KQZ ka deklaruar gjithashtu se institucioni që ai drejton ka komunikim insititucional me PD-në, përmes përfaqësuesve të kësaj force politike Marash Logu dhe Indrit Sefa.

Sakaq edhe Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar t’i dorëzojë emrat e saj ditën e hënë. PS e cila nuk ka “konkurrencë” për vendet e saj do t’i dorëzojë nesër, një ditë para përfundimit të afatit të caktuar.



7 Comments

    1. Çelibashi ka dy rrugë; o zgjedhje o luftë.
      Unë them është më mirë dorëzimi i pushtetit me zgjedhje.

      1. Cfare thua po koqe, Celibashi do zbatoje gjykaten, edhe jo Berishen, apo dikush tjeter, te veje nje tjeter e te thoje, jam kryetari i PD-se edhe ate ta pranoje? jane regulla edhe ligje, kush ka te drejte, edhe kush nuk ka

  1. Më duket që vendimet që i morën në kuvendin e 11 dhjetorit me të gjitha ndryshimet statutore u konfirmuan në gjykatë më 29 Mars kështu ky vendim është i vlefshëm përderisa nuk ka një vendim tjetër që dhe s’ka si të jetë sepse nuk ka gjykim dy palësh.Prandaj Celibashi që është një jurist i shkëlqyer dhe tani që dhe Rama është nën stuhinë e drejtësisë amerikane do dijë si të veprojë natyrisht për të ruajtur dinjitetin profesional e njerzor.

  2. Per kete ceshtje asht dhene njehere nji vendim,dhe deri kur te shqyrtohet apelimi i bere nga gr AlBej,ai vendim asht ne fuqi,e duhet te zbatohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *