• |
ide | kryesore

Paditi KQZ-në për gjobën, Apeli rrëzon ankimimin e kryebashkiakes së Durrësit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes në lidhje me ankimimin e kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako për gjobitjen me rreth 93 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor”, ishte vendimi i dhënë nga KQZ një muaj më parë. Sot Apeli vendosi pushimin e çështjes dhe kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.



2 Comments

  1. Cfare hipokrizie. KQZ e Rames na gjobitka kryetaren e Rames. Ushqim per budallenj.

    Po ta benin me te vertete prapa kraheve te Rames nuk do ta shihnin me deren e KQZ,

    E cfare interesi ka populli kur leket shkojne nga shteti ne shtet, se mos do i paguaje nga

    xhepi kjo kryetarja, ashtu si nuk po paguan Rama per 150 milion euro qe Shqiperia

    duhet ti paguaje Bschettit per teket e Rames se nuk donte nje TV qe ti zjerr te palarat e

    pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *