Teuta është mundur 2-1 në sfidën me Tiranën në Air Albania, por nuk e ka kapërcyer sjelljen e Michael Ngo’o, tepër agresiv në kontrastet e lojës. Anglezi është etiketuar si “monstër” nga klubi durrsak, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ka shkuar rëndë me fjalët: “Lojtari me ngjyrë i Tiranës, Michael Ngo’o, me goditjet me bërryl i ka shkaktuar fraktura tre lojtarëve tanë”.
Klubi durrësak e shton dozën e sulmit, duke kërkuar dënimin e anglezit nga komisioni i disiplinës në FSHF: “I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së të marrin masa për këtë lojtar monstër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste”.