Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson kanë fituan Çmimin Nobel për Ekonomi 2020. Milgrom dhe Wilson, janë të dy profesorë në universitetin Stanford në Kaliforni, të cilët janë vlerësuar për zbulimet teorike që përmirësuan mënyrën e funksionimit të ankandeve. Sipas Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, ata gjithashtu krijuan formate ankandi për mallra dhe shërbime që janë të vështira për t’u shitur në një mënyrë tradicionale, siç janë frekuencat e radios.
Ky është shpërblimi i gjashtë që ndahet nga Komiteti i Nobelit këtë vit. Ceremonia tradicionale e fituesve që mbahej përvit në dhjetor është anuluar dhe disa organizime do të mbahen në formën online për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.