• |
ide | kryesore

Shokohen banorët/ I riu hidhet nga kati i 5-të i pallatit, niset me urgjencë drejt Traumës

-Instant, Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku një i ri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit. Shtetasi 24-vjeçar me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit. Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë tronditur banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja.

I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë. Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe arsyet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *