• |
ide | kryesore

Covid-19 edhe në Antarktidë/ I pari rast në kontinentin e akullt

-Instant, Lajme, Planet


Covid-19 ka mbërritur edhe në Antarktidë. Kjo është hera e parë që shënohet prania e sëmundjes në kontinentin e akullt, i cili deri të hënën ishte i fundit që kishte mbetur pa u prekur nga koronavirusi. 36 persona rezultojnë të infektuar në një bazë kërkimore kiliane, 26 prej të cilëve janë personel ushtarak. Shpërthimi i infeksionit besohet të ketë nisur gjatë dorëzimit të furnizimeve nga anija Detare Sargento Aldea, e cila kishte mbërritur nga Kili.

Kur anija u kthye në portin e Talcahuano-s tre javë më vonë, disa anëtarë të ekuipazhit rezultuan të prekur me Covid-19. Të 36 të infektuarit në Antarktidë janë evakuuar tashmë drejt qytetit kilian Punta, ku janë vendosur menjëherë në izolim ndërsa gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Për momentin, të gjitha projektet e mëdha kërkimore në Antarktidë janë pezulluar. Edhe pse kontinenti i bardhë nuk ka rezidentë të përhershëm janë rreth 1.000 shkencëtarë dhe vizitorë që vendosën të qëndronin atje për të kaluar dimrin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *