Pas më shumë se 16 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavajën në Zavalinë. Ai është kapur i gjallë pasi ka qëlluar me armë gjatë orëve të natës drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit.Ai është shoqëruar në policinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore. Ishit fqinjët që njoftuan policinë se Kavaja mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.
Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.