• |
ide | kryesore

Sherr në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë, plagoset me thikë 32-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr ka ndodhur në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë. Nga konflikti ka mbetur i plagosur 32-vjeçari Robert Kurti. Autor i ngjarjes dyshohet se ka qenë 34-vjeçari Rudolf Nikollaj. Nga persona që i njohin të dy të konfliktuarit mësohet se ata janë nga Mati.

Kurti u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori është shpallur në kërkim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *