• |
ide | kryesore

Vrąu të renë shqiptare në Itali, burg përjetë për autorin

Lajme, Të fundit



Drejtësia italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Safayou Sow, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare Danjela Neza, 29 vjeçe. Sipas mediave italiane, autori është i detyruar të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllanë e saj me 100 mijë euro.

27-vjeçari, emigrant në Itali punonte si  si pjatalarës në të njëjtin restorant ku punonte shqiptarja.  Mes të dyve nisi një histori romantike, e cila më pas u mbyll nga ana e vajzës. 27-vjeçari i kishte kërkuar asaj të jepte dorëheqjen nga puna, por duke hasur refuzimin e saj kjo histori pati një fund tragjik. Danjela Neza u qëllua me plumb në kokë dhe më pas autori telefonoi policinë dhe i rrëfeu krimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *