• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein ekstradohet në Kaliforni për t’u përballur me akuza të mëtejshme për sulme seksuale

-Instant, Paparazzi, Slider


Harvey Weinstein u ekstradua mëngjesin e kësaj të marte në Kaliforni sipas një urdhri gjykate, bëjnë të ditur burime pranë CNN.

Avokati Norman Effman konfirmoi gjithashtu për CNN se Weinstein tani është në paraburgim në Los Angeles County dhe avokatët e tij parashikojnë që ai do të gjykohet për një aktakuzë të Mërkurën.

Weinstein, ish-producenti i quajtur ndryshe dhe “monstra e Hollywood”, përballet me një total prej 11 akuzash për sulme seksuale në Los Angeles County ku përfshihen pesë gra.

Muajin e kaluar, një gjykatës i New York-ut miratoi ekstradimin në Los Angeles County në mënyrë që ish-prodhuesi i filmave tashmë i burgosur të përballet me akuza të mëtejshme të sulmit seksual.

Weinstein u shpall fajtor vitin e kaluar në New York për akt seksual kriminal të shkallës së parë dhe përdhunim të shkallës së tretë. Ai po vuan një dënim prej 23-vitesh në një burg të sigurisë maksimale jashtë Buffalo, sipas të dhënave të shtetit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *