Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në policinë e shtetit ka vënë në pranga një efektiv të komisariatit të policisë rrugore. Bëhet fjalë për efektivin Zyber Halili, i cili dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të korrupsionit pasiv.
Ne reagimin zyrtar, SHCBA ka njoftuar se jane proceduar penalisht gjithashtu dy shtetas te tjere per ‘moskallezim te krimit’ dhe ‘korrupsion aktiv’. SHCBA po ashtu ben me dije se hetimet vijojne per zbulimin e personave te tjere te perfshire ne kete ceshtje.