• |
ide | kryesore

Parlamenti Evropian voton sot liberalizimin e vizave për Kosovën, nesër nënshkrimi

-Instant, Lajme, Të fundit


Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Një ditë më pas, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave. Hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij, njofton Radio Evropa e Lirë. Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024. Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi. Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.


1 Comment

  1. Mos u gezoni para kohe o milet. Askush nuk e di se si do te behet kjo pune neser.
    Pa mendoni njehere katastrofen sikur Ivica nga kojshija mos te na nderoje me prezencen e tij aty?

    Ai mendon se mungesa e tij eshte shume e rendesishme per Ballkanin, EU dhe patjeter edhe per ishujt e pashkeve ne Atlantik. Me thene te drejten mua me duket paksa e fryre si histori por gjthsesi po mendoj, EU na ruajt se cdo gje ben vaki.

    Jo per na nji gjo por kojshia ka ble ne gjth ato hekra nga vllai i modh. Po c`ar kujtoni ju mre badallej kot fare he?

    Mer po them shyqyr qe tani kane buke me honger se po te kishte ndryshe ata do i shpallnin lufte EU
    qe kur EU ta fitonte luften kunder tyre e ti pushtonte te ishte e detyrume ti ushqente.
    Ku i shkon menja shejtonve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *