• |
ide | kryesore

Osmani në Parlamentin Europian/ Kosova është Evropë, qëndroni pranë nesh

Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në seancën e mbajtur ditën e sotme në Parlamentin Europian.

Ajo i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të qëndrojnë të palëkundur në krah të Kosovës në këtë moment kritik.

Osmani theksoi se Kosova është Europë dhe të jesh kosovar do të thotë të jesh europian. “Në mungesë të himnit shtetëror, Kosova jehoi me himnin europian”, u shpreh Osmani.

“Isha 15 vjeçe kur tanket hynë në Mitrovicë. Europa kishte hapur zemrat dhe mendjet për një popull që ishte i shtypur sistematikisht. Sot që flas para PE, dua t’ju them faleminderit. Faleminderit për kontributin e pamasë dhe të vijueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë dhe demokracinë tonë.

“Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka thënë presidenti Ibrahim Rugova. Jam këtu sot për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë të popullit të Kosovës për qëndrimin tuaj të palëkundur. Dhe pikërisht në këtë moment kritik, ju bëj thirrje që të qëndroni të palëkundur pranë nesh. Sepse vlerat që përfaqëson ky union, janë pjesë themelore e shoqërisë tonë. Vazhdojmë të ecim krahë për krahë dhe vijojmë të luftojmë për vlerat tona të përbashkëta.

Kosova është Europë, të jesh kosovar do të thotë të jesh europian. Në mungesë të himnit shtetëror, Kosova jehoi me himnin europian. Deklarata jonë para botës që BE do të ishte destinacioni ynë. Në moshën 15 vjeçare republika e Kosovës mbetet vendi më pro-europian”, deklaroi Osmani.



8 Comments

  1. brgedeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj. Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni kope lopësh e Albin Kurtit. Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme.i mori rruget e mutit dhe albini i kurtajve,vjosa do e tregoje tani se kush drejton

    1. Po tentoni te percani edhe Vjosen tani e? Ju patrozhanistet qe keni me shume se 1 vit qe e quani ate L*pe**, apo D*se,(natyrisht me miratimin dhe ndoshta yshtjen e Rames) vetem e vetem se beri nje fjalim brilant ne Parlamentin shqiptar, qe vetem patriotizem dhe anti-percarje kishte, por ja qe sju pelqeu qe skishte se si te ishte Vjosa pro Minishengenit.Tani na u be Vjosa e mire e? Apo hajt te provojme se mos na funksionon edhe ketu percarja, sic ka perca Rama gjithe politikanet shqiptare ne Ballkan, aq sa edhe ne Luginen e vogel, nxjerr dhe faktorizon nje Shqiperim Arif,mjafton te jete kudner Kuritit.Qesharake qe Mero Bazja i Rames, ishte mundu dje te ringjallte edhe kufomen politike Bujar Bukoshin,edhe pse e urren se e urren(por po germo te gjej cdo anti-kurt ne Kosove). Edhe pse 1000 te keqijave qe ka bere Bujar Bukoshi, eshte pikerisht Mero dhe Frrok Cupi caqe ia shtuan dhe ja kujtojne shpesh, nje faj qe per hir te vertetes nuk e ka bere (ngjarjet e shtatorit 19998 ne Shqiperi). Ja kush jane njerezit qe rrethojne Ramen!Percares,antishqiptar,manipulues,Gebelsista!

  2. Fjalim i jashtezaknshem, si gjithmone. Ashtu si Kurti, edhe Vjosa mund te behet pjese e rendesishme e historise shqiptare. Por natyrisht nqs nuk tundohet, te bindet, korruptohet apo nuk i reziston ofertave te lakmueshme, qe kane qellim vetem e vetem qe te ndahet nga VV/Kurti. Do ishte humbje per Kosoven, nqs Vjosa ben ate gabim,sepse VJosa po na perfaqeson dinjitetshem, por edhe -5% zbritje elektorati te VV. nqs Vjosa tradheton idealet (nen presion nderkombetar), por humbesja e madhe do ishte vete Vjosa. Do ishte shkaterrim (jo vetem si elektoral,qe do i zerohej,por dhe degjenerim total i imazhit te Vjoses),prandaj Vjosa duhet te rezistoj nqs e don adhurimin e popullit,perndryshe perfundon si Shpendi, Visa Ymeri dhe Dardan Mollaqja. Mbrojtja e Kosoves fillon ,si fillim nga uniteti Kurti-Konjufca-Osmani ,pastaj si uniteti i pathyeshem popull i Kosoves-Qeveri, pastaj si unitet i gjithe shqiptareve kudo ne Ballkan (pavaresisht a sundohen momentalisht nga renegatet Rama ,apo Ali Ahmeti) kudner Minishengenit. Ta mbajme kete unitet, Ta ruajme kete unitet sepse cdo dite me shume po shtohen Esat Pash Toptanat filo serbe.Vjosa-Kurti te pathyeshem.

  3. Kosova nuk është Evropë sepse kjo na ka tradhtuar. Sa më shumë t’i thurni lavde Evropës aq më shumë do ju shkelin me këmbë.

    Albin jemi me ty!

  4. Kjo debilja Osmani po kujton se do i ndryshoje mendje europianeve Kosova do sanksionohet dhe do paguaj ke idiotizmat e Al Bin Kurtit Kosova nuk eshte Europe Osmanin vetem e genjen mendja

  5. Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir.

    Kohët e fundit ai nuk po duron më. Duke menduar pa pushim për ditën e martirizimit të tij, ai po ngutet dhe po i lutet të gjithëve ta vrasin me rradhë ose njëkoësisht, serbëve, shqiptarëve, kosovarëve, evropianëve, rusëve dhe amerikanëve.Ky Arberi i Koqevareve shpellkare nje idiot funksional me shume ketu te lapsi

    1. Ja dhe Morri i Mero Bazes,qe i shperndan shkrimet e Temes. Te shqeteson prania ime ketu e .He kopil shkau, do m’detyrosh te marr pushim nga puna e te rri 24 ore ketu,se tek Tema tkam lene te lire, se s’du tja shtoje qofte dhe nje klikim atij portali serb. Sa here perdor termin koqevar,zhytesh edhe me shume. Po nejse vazhdo perdore, masturbo, kopil shka i Mero Bazes,qe t’ka zgjedh Edi Rama ta mbrosh neper portale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *