• |
ide | kryesore

Sot në Strasburg nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave

-Instant, Lajme, Planet



Parlamenti Evropian votoi të hënën tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e Bashkimit Evropian. Tashmë edhe shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, nga 1 janari i vitit 2024.

Për këtë çështje, sot në Strasburg, presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e presidencës së BE-së, do ta nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim. Zyra e për Informim e kryeministrisë bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Dje, pas votimit për liberalizimin e vizave, ka pasuar reagime të shumta. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë vendim të shumëpritur. Pas këtij votimi kanë reaguar edhe ambasadorët e vendeve të akredituara në Kosovë. Ata e kanë cilësuar këtë një lajm shumë të mirë për kosovarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *