• |
ide | kryesore

Dyshohet se vodhi një makinë luksoze, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Shtetasi me iniciale F. M., është vendosur në pranga nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se vodhi një makinë dhe më pas tentoi që t’u ikte ‘bluve’ të qytetit.

40-vjeçari u arrestua pasi dyshohet se i vodhi mjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman” dhe më pas është larguar me shpejtësi, në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”.

Me të marrë njoftimin lidhur me ngjarjen, shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të 40-vjeçarit, duke e vendosur në pranga.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë dhe shërbimet e DVKM Vlorë, operacioni policor i koduar “Swift”.

Vodhi automjetin e një shtetasi dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, 40-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve. Sekuestrohen 2 automjete. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Vlorë, për vjedhjen e një automjeti tip “Suzuki”, në Llaman, Himarë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Sëift”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, shtetasi F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga verifikimet rezulton shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve. 40-vjeçari, pasi ka vjedhur automjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman”, është larguar me shpejtësi, në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, dhe pas disa minutash, kanë bërë të mundur kapjen e tij. Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

  1. pati deklaruar se do të priste vendimin e gjyqit në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sali Berisha ka kontraktuar së fundmi lobistin Charlie Black për të hetuar shpalljen e tij “nongrata”.

    Ajo që bie në sy është pikërisht zgjedhja e Berishës, duke ia besuar lobimin një personazhi të njohur për shërbimet e tij ndaj tiranëve më mizorë të botës.

    Në vitin 1980 Charlie Black bashkëthemeloi firmën lobuese me bazë në Uashington (BMSK).
    Kështu, gjatë administratës së Reganit, presidenti i atëhershëm i Filipineve, Ferdinand Marcos ishte një nga klientët e Black.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *