• |
ide | kryesore

Rebel Wilson flet për raportin me aktorin pas akuzave

Arkiva


Rebel Wilson ka folur sërish për  ish kolegun e saj,  aktorin Sacha Baron Cohen.

Aktorja 44-vjeçare australiane luajti bashkë me Cohen në filmin e vitit 2016 The Brothers Grimsby, duke luajtur gruan e personazhit të Cohen, Norman Butcher. Në kujtimet e saj të reja, Rebel Rising, Wilson akuzon Cohen për sjellje të papërshtatshme në xhirimet e filmit.

Ndërsa në episodin e së hënës të Watch What Happens Live With Andy Cohen, Wilson luajti një lojë të Plead the Fifth ku ajo u pyet se sa para do t’i duheshin për të punuar përsëri me Baron Cohen. “Kurrë. Unë punoj pa “assh0les,” tha Wilson.

Kur prezantuesi Cohen e ngacmoi atë, duke e pyetur: “Njëzet milionë? Tridhjetë milionë? pesëdhjetë milionë?” Wilson tundi kokën, duke këmbëngulur se nuk do të punonte më me komedianin britanik.

Në kujtimet e saj, ajo pretendon se , Baron Cohen i bëri presion asaj që të luante një pjesë lakuriq në film.  Para publikimit të kujtimeve, Rebel zbuloi se aktori është “asshole” që ajo e quajti në kujtimet e saj, pavarësisht kërcënimeve të supozuara ligjore nga avokatët e tij.

“Unë nuk do të ngacmohem apo heshtem nga avokatët me çmime të larta apo menaxherët e krizave të PR,” shkroi Wilson. “Asshole” për të cilin  flas në një kapitull të librit tim është: Sacha Baron Cohen.”

Pas zbulimit, Baron Cohen, përmes zëdhënësit të tij, lëshoi një deklaratë për ET duke mohuar pretendimet e aktores.

Ndërsa ne e vlerësojmë rëndësinë e të folurit, këto pretendime të rreme kundërshtohen drejtpërdrejt nga prova të gjera të detajuara, duke përfshirë dokumente bashkëkohore, pamje filmike dhe rrëfime të dëshmitarëve okularë nga të pranishmit para, gjatë dhe pas prodhimit të The Brothers Grimsby”, thuhej në deklaratë./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *