• |
ide | kryesore

Rrëfimi i menaxherit të Max Allegri: “Ja çfarë ndodhi me Juventus e përse është ende pa punë”

Sport
Allegri


Pas disa muajsh, menaxheri i teknikut Massimiliano Allegri thyen heshtjen dhe shpjegon arsyet e thyerjes së ashpër me Juventus. Ai gjithashtu iu rikthye edhe temës së refuzimit të famshëm të teknikut për të drejtuar Real Madrid dhe shpjegoi përse trajneri nuk ka gjetur ende një ekip të ri për të stërvitur.

THYERJA ME JUVENTUS

“Organika e vitit të kaluar dhe e viteve të mëparshme nuk ishte aq perfekte sa donin të besohej – shpjegoi Branchini -. Nuk mund të bëhej më shumë se kaq. Më pas pamë peripecitë që goditën Juventus. Përveç Maxit, edhe unë kam parë të dalin figura me rëndësi absolute që kanë formuar lojtarët e rinj të Nex Gen mbi të cilët po bëhet tani merkato (Juventus ka arkëtuar 115 milionë euro nga transferimet e lojtarëve të rinj, red). Shoqëria e re po ndryshon fizionominë e klubit”.

Lexo më tej: Nuk ka gjyq, Allegri gjen akordin me Juventus: ja pagesa për trajnerin dhe si u arrit marrëveshja

REFUZIMI I REAL MADRID E PERIUDHA E PAUZËS

“Ai bëri një zgjedhje sentimentale – tha menaxheri i teknikut Allegri -. Në 3 vjet te Los Blancos do të kishte marrë shumë më tepër para se sa mori në 4 vjet te Juventus. A është penduar? Asnjëherë”. Pastaj biseda është përqednruar te kthimi i tij në pankinë: “Allegri është në pritje të një projekti të rëndësishëm, që përshtatet me karakteristikat e tij”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *