• |
ide | kryesore

Rama flet për pronat në Vuno: Përfiton im vëlla, unë mora studion e babait!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ka bërë një sqarim për çështjen e pronës së familjes së tij nga nëna në Vuno. Rama ka ndarë disa numra vendimesh dhe data të procesit gjyqësor duke pretenduar në disa raste se zyrtarët e lartë që kanë kundërshtuar marrjen e pronës së familjes së tij i kishte emëruar vetë.

Ai nuk ka sqaruar akuzat që i bëhen se si ka mundësi që asnjë zyrtar shtetëror nuk u paraqit në gjyqin kundër familjes së tij për të mbrojtur vendimin që ia mohonte pronën familjes Koleka. Rama po ashtu nuk ka sqaruar nëse nga ligjet dhe vendimet e qeverisë që ai drejton, ka përfituar familja e tij dhe ai vetë për pronën që është në proces në Gjykatën e Lartë.

Kryeministri thotë në sqarimin më poshtë se ai ka trashëguar studion e babait të tij të ndjerë në Tiranë dhe ka hequr dorë nga pronat e tjera të familjes, për të cilat është trashëgimtar potencial vëllai i tij, Olsi Rama.

Lexo edhe: Denoncimi/ Ç’po bën Rama për të marrë pronat e gjyshes!

HISTORIA E NJË PRONE TË PARË NGA DY BOTË TË NDRYSHME

Në ndërkohën që Himara mblidhej për të bërë zgjedhjen e qartë dhe të padiskutueshme që bëri dje, kuzhina e qarqeve ekstremiste greke, ku është gatuar çorba e madhe e gënjeshtrave për pronat në Himarë dhe qenefët e atyre në Tiranë pa din, iman, fe e as atdhe, vijuan të jashtënxjerrin rrena me bisht mbi historinë e pronave të familjes së nënës time në fshatin Vuno të Himarës.

Ata andej, poshtë nga Athina, nuk duan ta pranojnë se në Shqipëri ka vdekur koha kur mund të fusnin hundë e duar, për të bërë çorap punët tona përmes shërbëtorësh dhe eunukësh me pushtet në Tiranë. Ndërsa këta këtej, lart nga Tirana, pasi vdiq koha kur mund ta shkelnin me të dyja këmbët çdo ligj e zakon, për të grabitur ç’të mundeshin me hijen e pushtetit dhe me ligje e vendime qeverie të kopsitura për interesat e tyre, të familjarëve e të tarafeve të tyre, duan medoemos të më fusin edhe mua në kategorinë e mjerë të të korruptuarve, të cilës i përkasin përgjithmonë në mënyrën më të palavdishme.

Siç e thashë publikisht para disa ditësh, padia e rradhës për shpifjet e këtyre lehaqenve tanë do të shkojë në gjykatë sapo të jetë gati. Por duke qenë ky i pronës së grabitur nga unë në Vuno me vendime qeverie, një fabrikim i hatashëm në tërë ndytësinë e vet, po ndaj publikisht disa fakte që e tregojnë shumë kokëfortësisht, se jo vetëm s’jemi të gjithë njësoj në këto llogoret e politikës, po jetojmë në dy botë krejt të ndryshme dhe kemi për politikën dhe pushtetin botëkuptime që dallojnë si dita me natën.

• Më 12.05.2003 me kërkesë të Edrin dhe Eno Kolekës si trashegimtarë (me prokurë të posaçme) të Petro dhe Spiro Kolekës, Gjykata e Vlorës njeh pronësinë e Petro dhe Spiro Kolekes mbi 22.4 ha pyll dhe kullota në fshatin Vuno, të Bashkisë Himarë (diku lart në rripa malesh shumë larg vijës bregdetare meqë flasin edhe për vlera dhjetra milionëshe të truallit të “grabitur”).

• Më 06.05.2016 me hyrjen në fuqi të ligjit 133/2015 që u shqyrtua deri në Strasburg , Edrin Koleka paraqet kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP) për njohjen dhe kthimin e pronës në kufijtë ekzistues, sepse është sipërfaqe e lirë (pra në kohën kur unë isha në krye të qeverisë dhe në krye të agjencisë ishte një drejtues i emëruar nga qeveria ime, me firmën time).

• Me vendimin nr.504, dt.30.03.2017, ATP-ja e rrëzon kërkesën e Edrin Kolekës dhe e argumenton kundërshtinë mbi bazën e VKM nr. 222 date 23.03. 2016 “ Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës dhe kompensimin e saj “ (e cila mban firmën time, e jo që nuk i favorizon, siç bërtasin kllounët e ekstremizmit grek në Athinë dhe të paudhët pa atdhe të ujrave e të listave të zeza të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, po përkundrazi, i pengon drejtëpërdrejtë të 11 trashëgimtarët e familjes Koleka të përfitojnë pronën e gjyshërve të tyre).

• Dokumentacioni konsiderohet jo i plotë, jo vetëm në bazë të VKM-së së mësipërme, po edhe sipas ligjit nr.133/2015 për “ Trajtimin e pronës dhe përfundimim e procesit të kompensimit të pronave“. (E thënë ndryshe, ky ligj i kaluar me propozimin e qeverisë sime të mandatit të parë dhe me votat e shumicës socialiste, nuk e njeh vendimin e gjykatës si dokument origjine).

• Edrin Koleka e ankimon këtë vendim të ATP-së në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe kjo gjykatë me vendimin nr.40 datë.19.03.2019 e bën nul vendimin nr.504 date 30.03.2017 të ATP-së, duke njohur kompensimin fizik në kufijtë e pronës së Petro dhe Spiro Kolekës, për një sipërfaqe 22.4 ha pyje dhe kullotë në Vuno, Qarku Vlorë.

Por odiseja e trashëgimtarëve të kësaj prone, ku përfshihem edhe unë vetë (pavarësisht se e kam bërë me dije në familje qysh në kohëra tanimë të vjetra, kur isha thjesht “një piktor me thonj të paprerë që flija nën urat e Parisit” siç më quanin politikanët e Tiranës në librat e sharjeve të tyre, se nuk kam asnjë interes të bëhem pronar i asgjëje të trashëguar, përveç studios së tim eti) nuk mbyllet me kaq.

• Agjencia e Trajtimit të Pronave, me shkresën nr.6175/1 datë 26.06.2019, ushtron rekurs kundër trashëgimtarëve të familjes Koleka në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit nr.40 datë 19.03.2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

• Si përfundim sot e kësaj dite nuk ka ende një datë gjyqi në Gjykatën e Lartë për trajtimin e kësaj çështje, nga e cila një ndër përfituesit potencialë është edhe im vëlla, ashtu siç nuk ka në kadastër sot e gjithë ditën asnjë pronë të regjistruar në emër të trashëgimtarëve Petro dhe Spiro Kolekës.

Tani, unë e di që sapo ta postoj këtë shpjegim faktik mbi maskarallëkun e njëmijtë të kundërshtarëve të mi të padenjë në adresën time, nuk do të mungojnë ata që nuk do ta besojnë e që do të luftojnë me faktet si zakonisht, apo ata që do të gjejnë mënyrën për ta përqeshur këtë qasje timen ndaj interesave pronësore të familjarëve e të afërmve të mi, të cilëve u shpreh keqardhjen që për shkak të detyrës sime duhet edhe të dëgjojnë ballkoneve të dëshpërimit politik dhe të shohin e lexojnë kanaleve të llumit mediatik, një histori maskarenjsh nga Athina e nga Tirana, për një pronë që e kërkojnë shkallë më shkallë që prej viteve ‘90.

Por jam mësuar me ata që “nuk mbushin” dhe që e shohin botën me sytë e verbër të anësisë politike apo të urrejtjes analitiko-mediatike. Ky shpjegim nuk është për ta, po vetëm për atë shumicë shqiptarësh që prej 11 vjetësh, më kanë bërë nderin e jashtëzakonshëm të besimit të tyre për të udhëhequr Shqipërinë, të cilëve besoj se u vlen historia e kësaj prone, si një provë e besnikërisë sime ndaj tyre në kryerjen e një detyre kaq të lartë, ku kurrë, në asnjë rast, nuk kam marrë e nuk do të marr asnjë përfitim material përmes pushtetit që ushtroj, e prej ku familjarët e të afërmit e mi nuk kanë marrë kurrë, në asnjë rast, as edhe një trajtim të veçantë falë pushtetit që ushtroj.

Mbase edhe pse jam informuar që i vogël, se vdekja nuk është thashethem dhe kam mësuar më pas se në botën tjetër nuk pijnë ujë as paraja e as titujt e pronësisë, më kanë interesuar gjithnjë të tjera gjëra të kësaj bote, ku për mua nuk ka gjë më të madhe se sa të lësh gjurmët e një kujtimi të mirë tek ata që ke përreth dhe ku privilegjin e epërm për të ndryshuar për mirë vendin ku je lindur, duke justifikuar besimin e atyre që ta kanë dhënë, nuk ka para, prona e pasuri materiale që mund ta konkurojnë.

Jo 22.4 ha pyll dhe kullotë, po sikur detin e tërë të ma bënin kos, nuk do ta pranoja në këmbim të kënaqësisë së një dite të vetme si kjo në detyrë, kur Himara u gdhi e çliruar nga mjegulla e gjatë e një historie për t’u shkruar njëherë tjetër.

Ky jam unë, djali i Anetës dhe nipi i Petro Kolekës nga Vunoi, dhe tekefundit duhet t’u them faleminderit të paudhëve që me pahirin e një maskarade të radhës ndaj meje e krejt familjes time, më detyruan të tregoj një histori konkrete të dallimit tim të madh me ta dhe me këdo u bën duva a mendon si ata për mua, sepse vetë pa shkak, nuk do ta tregoja ndonjëherë këtë histori.

Me dashuri nga Himara❤️

I Juaji deri në fund.


18 Comments

  1. Nuk i gjindet shok qe te thote komplet te kunderten e asaj qe mendon.As Mero Gelbaza,Frrok Spiuni Arben Mece,Adrian Hilja e plot plehra te tjere nuk e besojne

  2. Po ç’nevoje ka te ofendoj KM I nje vendi kur akouzohet per pervetesim joligjor te nje prone?
    Te bej publike dosjen e phones e binden vet mileti.
    Ky llapa llapa llapa si karagjoz.

    1. Sa qesharak ka qen ky pallosh kur ushte I ri ,kur te gjithe e tregonin me gusht per veprimet skizofrene te tij! Tani qe fitoi edhe Himaren me nje mercenar te huazuar nga fundi I dheut te LS ,pasi vuri nje shtet te tere ne disposition, deliri dhe marria e tij nuk kane kufij ,! A thua se iu tregon perralla vogelueshve me dhite dhe me kecat e mama Anetes!

    1. Mua nuk me duhet krejt skizofren sikur e pershkuajne .I merr vellai thote jo une.por me ligjet qe kam firmos une

  3. Bretkosa nga marazi ,
    hengri e hengri gjer sa plasi.
    Vazhdo se e ke mire, keshtu duhet. Jepja vellait e kushurinjve se atyre u takon toka dhe hajduterite e tua.
    Ata le te kendojne kengen qasi shoke te marrim toke..

    1. Me aq njohuri që kam familja kolekve nuk ka patur ndonjë pasuri të madhe sa kjo që thotë ky hajdut!!! Gjithë familjet e bregut kanë pasur pasuri fare të vogla ku mund të jetonin siç ishte shtëpia ,kopshti rreth shtëpisë dhe kullotat që i kishin në pronë me gjithë fshatin!!
      Bregdeti as që diskutohet që skishte pronarë në asnjë epokë kohore o historie. 22 ha është sipërfaqe e konsiderueshme ku i gjithë Vunoi nuk i ka pasur duke i marrë të gjitha familjet individualisht!!!
      Pra kryeministri inë ,hajdut profesionist ka marrë me gënjeshtra tokat shtetërore !! Sepse po të ishte se vërtet i kishte këto pasuri do t’i merte me kohë në bazë të ligjit për rikthim të pronave!!! Kam pasur një familje komshi në Tiranë nga Vunoi dhe i zoti i shtëpisë sigurisht ka vdekur, por kishte dy djem dhe janë larguar me kohë në Greqi. Kur takoheshim radhë në verë bisedonim dhe për pronat se mos I jati kishte në Vuno nga gjyshërit, më thonin që shtëpinë e kishin shitur e toka nuk kishin. Kjo gjë ka qenë normale në kohën para luftës. Zbrisnin nëpër qytete dhe shisnin atë pak që kishin.

  4. ky komunist i pakurueshëm, ky stalinist i pandreqshëm, ky i çmendur që duhet lidhur dhe hajdut që duhet burgosur, është gati t’i fali të gjitha edhe po t’i mbetet vetëm penxhereja.

    Por është vonë. I ka dalë boja. I ka rënë varaku.

  5. E dimë tashmë se për Sali Berishën dhe çetën e tij të ekstremistëve, të vetmet zgjedhje korrekte janë ato që fiton ai, prandaj bla bla-ja e zakonshme për votat e vjedhura edhe këtë herë nuk ka për të prodhuar asnjë avantazh.

  6. “Ndërsa këta këtej, lart nga Tirana, pasi vdiq koha kur mund ta shkelnin me të dyja këmbët çdo ligj e zakon, për të grabitur ç’të mundeshin me hijen e pushtetit dhe me ligje e vendime qeverie të kopsitura për interesat e tyre, të familjarëve e të tarafeve të tyre, duan medoemos të më fusin edhe mua në kategorinë e mjerë të të korruptuarve, të cilës i përkasin përgjithmonë në mënyrën më të palavdishme.”- cit.

    Ore ca thote ky, po pse me Xhacken ne jug ca u be? Me Gjoken ne veri? A nuk u shkrua ligji per interesa personale?

  7. Ka shume te drejte te talli b..me miletin arnaut te ketyre aneve.Enveri u q… nenen per pesedhjete vite e akoma e therrasin- babà. Mire u a ben,keshtu i do mushka drute.S’kini pare gje akoma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *