Një ngjarje horror ka ndodhur sot në Konispol, me një bilanc prej dy viktimash. Një 69-vjeçar ka vrarë me sëpatë gruan e tij, pas një konflikti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës. Por duket se krimi në fjalë ka kapërcyer përmasat, teksa në konflikt është përfshirë dhe djali i shtëpisë, shtetasi me inicialet K. I., rreth 40 vjeç. Ky i fundit pas konflikteve me babanë e tij, shtetasin me inicialet H. I., pak pas ngjarjes, ka rrëzuar babanë e tij, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.