• |
ide | kryesore

Tropojë, theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pranga 37-vjeçarit

Lajme, Të fundit



Një 37 – vjeçar nga fshati Peraj, Tropojë është vendosur në pranga pasi theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e të riut me inicialet A. P u gjetën 940 gramë kanabis sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë;

Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Peraj”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Peraj.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *