• |
ide | kryesore

Dhunoi bashkëshorten, vihet në pranga 55-vjeçari në Tropojë

Lajme, Të fundit
shqiptari-dhune-gruas.jpg



Një 55-vjeçar është arrestuar në Tropojë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë 55-vjeçarin, banues në fshatin Gri, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *