• |
ide | kryesore

Bënë për spital 30-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit
vëllezër, kërkim



Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet si autorë të goditjes me sende të forta të një 30-vjeçari, I cili ka përfunduar në spital. Të shpallurit në kërkim janë Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

Ngjarja ka ndodhur mesditën se sotme në ambientet e një lavazhi në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës.

“Dëmtuan me mjet të fortë një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *