Njerez te njohur te showbizit rrefejne momente intime nga jeta e tyre. Kete here eshte Prezantuesja e emisionit “Prive” ne Klan Kosova dhe modelja Liberta Spahiu qe flet ne nje interviste per rubriken speciale te gazetes Express ne Prishtine.
Express: Kur zakonisht shkoni për të fjetur?
Liberta: Kur e përfundoi një lexim të nevojshëm dhe një film të mirë. Kur kam punë koha është e papërcaktuar!
Express: Sa orë gjumë i bëni zakonisht?
Liberta: Varësisht nga ditët. Mendojë se tetë janë të mjaftueshme për të qenë e disponuar.
Express: A bëni tush para se të bini për të fjetur dhe preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?
Liberta: Pse mendoni se duhet të jep përgjigje në këtë pyetje lakuriqe. Jam shumë e drojtur për të dhënë përgjigje të pasaktë. Çka do që them dhe shkruaj ju dhe lexuesit mendoni se nuk e them të vërtetën. Po ju le të mendoni çka të doni!