• |
ide | kryesore

Kryeminsitri që do zgjedhje të parakohshme

Arkiva, Ide
foto edit.jpg

Ndonëse zyrtarisht nuk pati asgjë të re nga takimi i liderëve politikë të Kosovës, me shumë gjasë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në 8 qershor. Kryeminstri Thaçi nuk bëri asnjë koment konkret për këtë takim dhe la të kuptohet se më e rëndësishme për të ishte votimi për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe jo data e zgjedhjeve. Për Thaçin duket se ndërprerja para kohe e mandatit të dytë qeverisës nuk përbën ndonjë problem. Ai shfaqi përsëri siguri ndërsa deklaroi pas takimit se PDK ka entuziasmin që të organizohen zgjedhjet sa më parë të jetë e mundur.

Duke ndjekur zhvillimet më të fundit në Kosovë si dhe startin e parafushatës elektorale, kuptohet se përse Hashim Thaçi është i interesuar të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. Ndonëse Isa Mustafa dhe të tjerë drejtues të LDK përsërisin se Kuvendi duhet të shpërndahet dhe në qershor të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, kjo ngjan më shumë si një detyrim që e ka opozita se sa një mundësi e mirë për ta. Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë, me shpërndarje të Kuvendit apo me mocion pak rëndësi ka, dhe qeveria ia plotëson me kënaqësi këtë kërkesë. Situata ngjan absurde, por Thaçi duket i interesuar të shfrytëzojë disa avantazhe që i ka në këto momente. Ai nuk po bën figurën e politikanit intrasigjent që është i gatshëm ta çojë vendin në krizë vetëm e vetëm për ta çuar mandatin e tij deri në fund, por po bën politikanin tolerant që pranon të shkojë në zgjedhje të parakohshme si pasojë e mazhorancës së dobët në Kuvend.

Sigurisht që në të tjera rrethana, toleranca nuk do të ishte një tipar dallues i kryeminstrit Thaçi. Por aktualisht ai nuk humbet asgjë nëse shkon menjëherë në zgjedhje, përkundrazi. Nuk është e zakonshme për një poltikan ballkanas, aq më pak shqiptar që të pranojë vetë të shkurtojë mandatin e tij pa provuar më parë lloj- lloj marifetesh për të mbijetuar. Thaçi ka bërë dhe po bën dallim edhe në këtë rast. Më shumë se për 7 muaj të tjerë që i mbeten si kryeministër, ai po mendon se si të sigurojë 4 vjet të tjera në pushtet. Për këtë arsye ka nisur një fushatë të pazakontë duke i lënë pas rivalët e tij që më shumë po merren me njëri- tjetrin. Me një intensitet të lartë ai po bredh në çdo cep të Kosovës, po takon çdo njeri e biznes që ka ndikim tek votuesit, po shfaqet herë me qingja e herë me top, po përpiqet të ngjallë entuziasëm tek të rinjtë nëpërmjet rrjeteve sociale e përfshirjes së tyre në politikë dhe duke shfrytëzuar pozitën e të parit të qeverisë po premton paga të larta, po fal borxhe dhe po jep subvencione. Thaçi nuk është parë më herët në një stil të tillë fushate, ku përveç pjesës së rëndë të premtimeve e angazhimeve politike, të ndërthuret edhe një profil më njerëzor, duke luajtuar me fëmijët apo duke postuar foto e statuse në facebook. Kjo energji e madhe e shpenzuar deri më tani është një shenjë e qartë se kreu i PDK është i interesuari i parë që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt.

Dhe nuk është i interesuar vetëm se ai po bën një fushatë më të fortë apo se profili i Isa Mustafës si politikan e ka të vështirë të përkëdhelë qingja e të bëjë selfie. Duke shkuar në zgjedhje të parakohshme Thaçi kërkon të përfitojë edhe nga problemet që kanë mbërthyer opozitën. Mes AAK dhe LDK, ndonëse jo në nivel liderësh, ndihet tension që kulmoi me deklaratat dhe kundërdeklarat në rastin e Donika Gërvallës. Zgjedhjet e parakohshme nuk i japin kohë opozitës që të sheshojë mosmarrëveshjet dhe të arrijë një pakt parazgjedhor që do të mund t’i shtonte entuziasmin votuesve. Isa Mustafa u konsolidua si kryetar i LDK por nuk arriti të shndërrohet në një lider të opozitës. Edhe një lloj qëndrimi armiqësor ndaj Vetëvendosjes, pas humbjes në Prishtinë, e ka bërë më të zbehtë aksionin e LDK si forca kryesore opozitare. Dhe në gati një muaj që mbetet nëse do të votohet më 8 qershor, këto të çara nuk arrijnë dot të mbyllen. Vështirësive politike u shtohen edhe disa arrestime e dyshime për korrupsion e afera të paligjshme, që indirekt prekin edhe besueshmërinë e LDK si opozitë ndaj qeverisë së Thaçit. Ky i fundit, për të shfrytëzuar këtë konjukturë politike është i gatshëm t’i sakrifikojë 7 muaj në karriken e kryeministrit. Prandaj pas takimit me liderët e tjerë politikë, Thaçi u duk i patrazuar nga data e afërt e zgjedhjeve. Ai i do ato më shumë se opozita.