• |
ide | kryesore

Pse u prish Adi Krasta me Edi Ramën?

I pakategorizuar
rama-krasta-webbb.jpg



Pas 23 qershorit të 2013, kur po fillonte era e Edi Ramës, shumëkush i kish parathënë një fat të mirë Adi Krastës. Në pushtet po vinte njeriu për të cilin moderatori televiziv kishte investuar jo pak. Në një shou gjigant, që Krasta pat organizuar përpara zgjedhjeve, në Pallatin e Kongreseve, Edi Rama ishte i vetmi politikan i ftuar së bashku me gruan e tij. Dhe si të mos mjaftonte kjo, nga salla e pallatit të kongreseve prezantuesi kishte kërkuar as më pak dhe as më shumë sesa “rotacionin e pushtetit”. Mjafton të shikosh gazetën “Zëri i popullit” dy ditë pas këtij evenimenti, e cila e përshkruan krastën si simbolin e ri të socialistëve. “Krasta, antikonformisti i pandreqshëm” ishte titulli i kësaj gazete ku ndër të tjera shkruhej: “Shoumeni më i madh shqiptar tregoi angazhimin e tij të madh politik dhe social, me mesazhet që përcolli”.  Edhe mediat e tjera të majta nuk mbetën mbrapa për këtë shou politik të angazhuar: “Adi Krasta përuron erën e shoë-t politik në Shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar- shkruajti faqja online “Respublica.al”. Ndërsa gazeta tjetër e majtë “Shqiptarja. com” theksonte: “Në sallën e Pallatit të Kongreseve, është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit”.

Në atë kohë, ishin të paktë, ata që e kërkonin ndryshimin dhe thoshin këtë gjë në media sidomos në botën e spektaklit, të prekur nga virusi i çiljetës, që shfaqej skenave me dy gishta lart në krahë të Berishës. Për botën e shoubizit ishte më me leverdi të anoje nga ana e pushtetit.

Por me Sali Berishën, Adi Krasta, i kish prerë drutë shkurt që në fillim të viteve ’90, që kur gjatë një spektakli të drejtpërdrejtë në televizionin publik, i kujtoi presidentit atë historinë e të ndjerit Namik Hoti: “tropojanët zbresin nga kali, vetëm po i rrëzove prej tij”. Ashtu si shumë shqiptarë edhe Krasta e kërkonte rotacionin, por jo për të zënë vendin e çiljetës. Njërzit pranë tij thoshin për shumë më shumë se kaq. Madje disa i kishin parathënë edhe postin e kamur dhe prestigjioz të televizionit publik shqiptar.

Në fakt, mbrojtja e interesave të këtij të fundit, pa kaluar as një vit pas zgjedhjeve, do të shkaktonte konfliktin e parë të Ramës me Krastën. Prezantuesi që e kishte çuar emisionin e tij këtë radhë shumë më tepër gazetaresk, nga Vizion Plus në Agon Channal, në prill të vitit 2014 godet atyr fort kryeministrin për ndarjen e rrjeteve dixhitale në vend (shikojeni poshtë të plotë videon). Me pak fajalë Krasta thotë se Rama kryeministër, ka mbetur peng i televizionit Top Channel dhe i interesave të tij për të marrë një nga dy rrejtet dixhitale që i takojnë sipas normativave evropiane televizionit publik. Disa nga profecitë që krasta bën realizohen. Shumë kohë më pas, mazhoranca do të vinte në krye të autoritetit që kontrollon biznesin e madh të ndarjes së këtyre licencave, një njeri të sponsorizuar nga Top media. Por në atë kohë, njerëzit pranë Ramës u përpoqën ta paraqesin konfliktin si diçka personale. Disa prej tyre thonin se Krasta shpërtheu pasi atij nuk po i realizohej ëndrra për tu bërë Drejtor i televizionit publik. Disa të tjerë se ai po gjente rastin të shfrynte kundër Top Channel, me të cilin kishte prej kohësh një proces kontraktual, nga gjykimi i të cilit në shkallë të parë, pat humbur afro 100 mijë euro.

Me këtë ngarkesë të rëndë mbi supe, vetëm një muaj pasi Krasta kish folur publikisht, ai dhe Rama janë përballur në darkën e famshme në restorantin Padam në kryeqytet, në një tryezë ku ishin prezent edhe ministrja e kulturës, Kumbaro me të shoqin, edhe Ministri Veliaj  me gruan e ardhshme, edhe Heri çili i medieve Mapo. Kjo gosti shtrohej për nder të violinistit Tedi Papavrami që kish ardhur në Tiranë për një koncert dhe qëlloi që të kishte ditëlindjen.

Është ajo darka e famshme që u komentua më pas në shtypin e opozitës, si një “luftë” me pjata, pirunë e thika, mes dy protagonistëve.  “Ndërkohë që çifti Krasta është ulur në tavolinë, ka hyrë edhe Kryeministri me bashkëshorten e tij. Rama ka nisur të përdorë një fjalor banal në drejtim të Krastës duke e ofenduar dhe sharë atë, pasi sipas Ramës ai e kishte kritikuar publikisht. Por sic thote artikulli, Krasta nuk ka qëndruar duarkryq. Ai i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Kur Kryeministri ka parë se Krasta i është kundërpërgjigjur, gjë të cilën ai nuk e ka pritur, atëherë e ka gjuajtur Krastën me lugë, ndërsa përgjigja ka qenë me mjete rrethanore të Krastës me pirunj dhe pjata.Situata është zgjidhur pas ndërhyrjes së të fuarve dhe kamerierëve” shkruan në atë kohë mediat e opozitës .“Ekspres.al” dhe "Rilindja Demokratike".

Në fakt historia nuk është tamam kështu. Eshtë i vërtetë fakti se kryeministri me të shoqen kanë shkuar me vonesë në darkën e “Padamit” dhe sapo ka hyrë ka kërkuar llogari se cdo në atë tryezë ai b.q që i shërben Berishës. Pas kësaj rama ka ofenduar edhe ministren Kumbaro, burrin e saj gazetarin Aleksandër Furxhi, bashkëshorten e ardhshme të Veliajt, Ajola Xoxa dhe situata është bërë e nderë në sytë e shqiptaro francezit Papavrami që nuk kuptonte asgjë nga këto sherre provinciale. “Por luftë fizike me pjata e pirunë nuk ka pasur” garantojnë dëshmitarët. Adi Krasta ka qëndruar edhe disa çaste pas sherrit në këtë tavolinë të pushtetit dhe vetëm pasi, sherrnaja është fashitur disi, është ngritur për tu larguar bashkë me gruan, i bindur se nuk do të qe më kurrë pjesë e atyre njerëzve për ardhjen në pushtet të të cilëve kishte kontribuar me aq sa kishte mundësi.

Por kjo ngjarje nuk do të përfundonte me kaq. Menjëherë pas përhapjes së lajmit, atë do ta shfrytëzonte Berisha në parlament, për të ilustruar skizofreninë e Ramës dhe për t”i thënë antarëve të kabinetit të tij se ata duronin cdo sharje prej tij. Më pas ai e shkruajti të gjithë versioni e kësaj ngjarjeje edhe në faqen e tij në Facebook duke nënvizuar se Rama i kith thënë ramës tradhtar që mbronte tezat e Berishës.

Po a e kish tradhtuar Adi Krasta kauzën e përbashkët që solli ndryshimin e pushtetit në verën e 2013? Apo ai ishte thjeshtë një i pakënaqur prej asaj që polli rotacioni? Kjo nuk dihet për sa kohë që nga kampi i ramës së paku publikisht e kanë mohuar ngjarjen e restorantit padam. E vetmja që ka folur për të në mënyrë mohuese ka qenë gruaja e kryeministrit si një nga dëshmitaret e asaj darke. Ajo është pyetur nga gazetari Mustafa Nano në emisionin “jamais Vue” për të: “E para unë jam ndjerë shumë e habitur nga ekstremi në të cilën zhvillohet fantazia njerëzore, lidhur me një darkë ku nuk ka patur asnjë arsye që të shkojë në atë gjendje. Ndërkohë që darka bëhej për një mik që ishte Tedi Papavrami, kishte ditëlindjen. Unë kisha qënë në koncert me Gregun dhe vija direkt nga koncerti. Do të thoja këtë se nuk ka ndodhur kurrë në prezencën time që të ketë një moment të kalimit të kufirit etik nga Edi, por edhe jashtë prezencës time. Këtë nuk do ta imagjinoja kurrë”.  

Por pavarësisht përgënjeshtrimit të zonjës Rama, dukej sikur moderatori i Agon Channel ishte prishur përgjithmonë me kryeministrin. Madje zëra pranë të parit pretendonin se ai ishte nën ndikimin e platformës dixhitale Tiring, të cilën e reklamonte, dhe e cila gjendet në një luftë vllavërasësë me Dixhitalbin, lidhur me ndarjen e licencave të rrjeteve dixhitale në vend. Dhe si për tu dhënë edhe njëherë më shumë jehonë këtyre zërave, Adi Krasta i është rikthyer edhe njëherë akuzave ndaj Edi Ramës në monologun e tij në fund të vitit që shkoi (shiko shkrimin poshtë). Ai ka goditur edhe njëherë edhe Top channel edhe Edi Ramën të cilët nuk është se nuk kanë lënë gjurmë në bashkëpunimin e tyre për të kontrolluar AMA-n dhe për të telendisur televizionin publik. Pikërisht në emër të TVSH-së janë ripërsëritur edhe përpara disa ditësh akuzat e Krastës. Në emër të këtij televizioni që sipas Krastës, Rama po përpiqet ta shkatërrojë, por të cilin, sipas të tjerëve, ai e priste si një dhuratë nga kryeministri për angazhimin e veçantë përpara 23 qershorit.   (Lapsi.al)