• |
ide | kryesore

Ledi Shamku pozon me maskë

Arkiva, Paparazzi
c3d592713db2726f26fdbd4e019aaf63_L.jpg



Deputetja e PS, Ledi Shamku ka vendosur të pozojë me maskë dhe ta postojë këtë foto. Ajo ka vendosur të marrë pjesë në karnavalet e Shkodrës që fillojnë këtë të hënë në pedonalen e qytetit dhe në sheshin para prefekturës. “Karnavale n’Diell” është titulli i aktivitetit të këtij viti. Organizatorët thonë se këtë vit karnavalet janë fokusuar në vështirësitë social-ekonomike të vendit. Duke qenë se ky vit filloi me përmbytjet, dhe se Shqipëria shumicën e kohës e ka me ditë me diell, organizatorët kanë menduar t’i japin përparësi diellit, dhe me nota kritike të shohin ekonominë e vështirë. Grupe të ndryshme karnavalesh, do të shëtisin në gjithë qytetin me bicikleta (një tjetër traditë e këtij qyteti) për të treguar se pranvera po vjen.