• |
ide | kryesore

Michael Douglas flet sërish për vaginën gruas

Arkiva, Paparazzi
Michael-Douglas.-La-victoire-de-la-vie.jpg



Michael Douglas pranon që ka gabuar kur ka deklaruar publikisht se vagina e gruas së tij ishte bërë shkak për kancerin e tij në grykë. Le t’i rikthehemi pak historisë: në vitin 2011, në një intervistë, aktori tha se shkaku i sëmundjes së tij kishte qënë praktika e cunnilingusit (raportit oral të burrit ndaj gruas). Jo një jetë me abuzime, vite të tëra duke pirë alkol dhe cigare si i cmëndur, por një praktikë seksuale brenda mureve të shtëpisë. Përvec pakujdesisë shkencore të këtij pohimi, deklarata ishte edhe teper e vrazhdë kundrejt Catherine Zeta-Jones.

Tani Douglas ka bërë nja hap prapa në revistën “Event”, ndërsa promovon filmin e tij “Beyond the Reach” dhe duket se arrin të artikulojë më qartë mentimet e tij mbi diagnozën e vjetër. “Më vjen shumë keq që kam vënë në vështirësi Catherine dhe familjen e saj. Ajo që desha të thoja atëhere, është që ekziston një sëmundje seksualisht e transmetueshme që quhet Papilloma Virus dhe që mund të provokojë disa lloj tumoresh. U rekomandoj të gjithëve që të vaksinohen përpara se të bëhën seksualisht aktivë, në mënyrë që të mos rrezikojnë t’u ngjitet”. Lapsi.al