• |
ide | kryesore

Biznesmenët e përmendur në raportin konfidencial të OSBE për lidhje të ngushta me politikën

I pakategorizuar
image.jpeg



Vec lidhjeve të politikanëve me bizneset, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, raporti konfidencial i OSBE, i siguruar nga lapsi.al, ka të dhëna edhe për disa prej biznmenëve më të fuqishëm në vend të cilët kanë lidhje të ngushta me politikën. Artan Dulaku thuhet se është një prej miliarderëve më pranë Edi Ramës dhe financues i fushatave elektorale të PS. Edmon Leka konsiderohet si financues i fushatave të PD, Samir Mane i idhur fuqishëm me familjen Berisha e Rezart Taci me PD –në. Lapsi.al do të botojë në vazhdim edhe listën e deputetëve dhe politikanëve për të cilët, në raportin konfidencial të OSBE, thuhet se kanë lidhje me krimin dhe trafikun e drogës..

Biznesmenë me lidhje të ngushta me politikën

Artan Dulaku: Dulaku është i njohur si një mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama dhe si një prej sponsorëve kryesorë të fushatave elektorale të Partisë Socialiste. Biznesi fillestar i Dulakut ka qenë ndërtimi dhe ai pati fituar tendera të shumtë nga Fatos Nano dhe më vonë leje të shumta ndërtimi nga Edi Rama, gjatë kohës që ai ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas Berishës, Dulaku mori shumë leje ndërtimi nga Edi Rama, për një total prej 143 000 m2 –një pjesë në mënyrë të paligjshme. Dulaku është aktualisht shqiptari i dytë më i pasur me një pasuri prej rreth 700 milionë eurosh. Ai është ortak në kompani të shumta: Concord Investment (ndërtim), INER (tregti), Inter Gaz (tregti gazi, nafte dhe produkte të naftës), Alissa Albania (ndërtim dhe prodhim e tregtim të materialeve të ndërtimit), ASC Tring (media), Vizion Media (Vizion Plus, kanali satelitor kombëtar), Illyria Development (imobiliare), Alba Beton dhe Alb –Beton 5 (ndërtim, imobiliare), Euro Additive (prodhim, blerje, tregtim të materialeve kimike).

Edmond Leka: Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i Union Bank. Përfaqësues i Western Union për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kompanitë e tij dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime të paligjshme. Sponsor i fushatave elektorale të PD.

Zamir Mane (Samir): I pari miliarder shqiptar. I lidhur fuqishëm me familjen Berisha dhe me Ridvan Boden, ish –ministrin e Financave. Pasurinë e tij e vendosi gjatë kohës së Berishës në pushtet; ai ka rreht 45 milioën euro të ardhura neto në vit. Zotëron monopolin e prodhimit të pullave fiskale dhe të kontrollit të cilësisë së karburanteve. Mane ka investuar gjithashtu në turizëm, miniera, ndërtim dhe media. Sipas mediave, ka patur një debat të nxehtë mes Tom Doshit dhe Edi Ramës rreth hetimit të pasurisë së Manes dhe investimeve të tij. Doshi ka kërkuar specifikisht të marrë një pjesë të koncesioneve të Manes, por Rama është përgjigjur duke thënë se miliarderët janë një bekim për shtetin. Megjithatë, qeveria i hoqi koncesionin e afro 2 kilometrave plazh në bregdetin e Dhërmiut, që i ishte dhëën njërës prej kompanive të Manes nga qeveria Berisha në 2012.

Rezart Taci: Pronar i kompanisë “Taci Oil”, dikur një prej kompanive më të mëdha të naftës në Shqipëri dhe i televizionit “Albanian Screen”. Ai importon dhe eksporton produkte nafte. Falë lidhjeve të forta politike me Partinë Demokratike dhe me gjasë edhe përmes aferave korruptive, thuhet se Taci shmangu detyrime financiare ndaj shtetit në vlerën e rreth 50 milionë eurove. Lapsi.al