• |
ide | kryesore

Berisha: Djalin e Filipit te lojërat e fatit e emëroi Olsi Rama

I pakategorizuar
berrrrr.jpg



“Degradim total!! Olsi Rama emeron drejtor te Lojerave te Fatit, Çakullin e bixhozit”. Kështu shkruan në një postim në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha që komenton emërimin e djalit të gazetarit dhe njëkohësisht drejtorit të emisionit “Fiks Fare” Filip Çakuli në vend të Luneda Sufalit në krye të drejtorisë së Lojërave të Fatit. “Të dashur miq, qeveria e "aleancës së qelbesirave", e kryesuar nga Edi Rama, u inaugurua me betejën për te futur ne dore te familjareve te tij Lojerat e Fatit” – shkruan Berisha.

Sipas ish-kryeministrit në funksion të “kapjes” së Lojërave të Fatit u mbyllen dhe konfiskuan ne kundershtim me çdo ligj, me qindra kompjutere dhe salla lojerash fati, qe nuk pranuan te ortakerohen me Olsi Ramen dhe grupin e tij. “Në funksion te ketij qellimi, u bllokua ne Parlament prej 9 muajve ligji i ri lojerave te fatit, nga Olsi dhe i vllau i tij, Edi. Në funksion te ketij qellimi, u emerua ne krye te tyre Briselda e lojrave te fatit. Po ne funksion te ketij qellimi, u emerua sot ne krye te bixhozit te Shqiperise nga Olsi Rama, Çakulli i Filipit, skllavit te vet te mjere. Ky eshte degradimi total i Edi Rames dhe bandes se tij qeverisese” – shkruan Berisha.