• |
ide | kryesore

Ligji për lojërat e fatit, Berisha e pagëzon si ligji “Olsi Rama”!

I pakategorizuar
sali.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi rritjen me tre herë të lojërave të fatit, pas ardhjes në pushtet të socialistëve, në një status në Facebook. Sipas tij, ligji ka marrë bekimin e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij dhe “grupeve përtej detrave të lidhura me të”. Pas kësaj, Berisha e pagëzon ligjin e lojërave të fatit si ligji “Olsi Rama”.

Statusi i plotë i Berishës në Facebook

Miratohet ligji "Olsi Rama", ligji i pasurimit familjar, edhe me bixhoz, te Edi Rames!

Te dashur miq, ligji bixhozit apo i Lojerave te Fatit, qe qendron ne Parlament qe nga muaji mars, u diskutua sot ne Parlament, pasi Edi Rama, per llogari te Olsit dhe grupeve te pertej detrave te lidhura me te, beri te gjitha ndryshimet ne tekst dhe emeroi ne krye te njesise, djalin e Filip Çakullit me diplome "Kristali", ne kundershtim me çdo kriter ligjor dhe ne konflikt te plote interesi, por me detyren e qarte qe liçensat ti japi sipas urdherave dhe listes se Olsit.

Ditet e para te ardhjes ne pushtet Rama nisi me 8 mije police operacionin kunder lojerave te fatit, mbylli dhe konfiskoi me qindra e qindra pika dhe makineri e kompjutera te tyre, te gjitha bazuar vetem e vetem ne kritere politike.

Gjate ketyre dy viteve, pasi lojerat e fatit i moren ne dore klanet e Rames, veprimtaria e tyre jo vetem qe nuk u kufizua por u rrit tre here, dhe me ligjin dhe licensat e reja ato bien teresisht ne kontroll te plote te Rames dhe klanit te tij familjar! Sb

Kthehu