• |
ide | kryesore

“Le Iene” reportazh për Zaganin: Kush e tradhtoi policin shqiptar të antidrogës (video)

I pakategorizuar
gsgdfgdfdt.JPG



Emisioni “Le Iene” që transmetohet në Italia 1 transmetoi këtë të hënë një reportazh investigativ për ish-shefin e antidrogës së Fierit, Dritan Zagani. Gazetari Luixhi Pelaza kishte siguruar një intervistë me Zganain në Zvicër ku ai ka kërkuar mbrojtje për familjen e tij dhe azil politik. Zagani ka rrëfyer edhe një herë arsyet e arratisë së tij dhe se si u tradhtua nga shefat e tij dhe përfaqësuesit italianë të interpolit. Zagani tregon se u akuzua për kryerje të operacioneve antidrogë pa vënë në dijeni shefat. “Shefat ishin bashkë me mua në operacion. Nuk kisha përse t’i lajmëroja” – thotë ai. Më pas tregohet historia e avionit Piper të italianit Riformato që u rrëzua në Divjakë. Megjithatë banorët thonë se kanë parë të ulen avionë edhe në një pistë tjetër përvec plazhit. Gazetarët ndalen më pas në rolin e përfaqësues së Interpolit të palës italiane, Anna Pogi. Sipas dokumentave të paraqitura ajo morri nënshtetësinë shqiptare. “Përse një diplomate duhet të marrë nënshtetësinë shqiptare?”- pyet Zagani. Nga të dhënat e tjera del se ajo ka birësuar dy fëmijë shqiptarë në këtë mënyrë pasi ligji italian nuk ia lejon të birësojë fëmijë një person i pamartuar. “Si shkëmbim për dhënien e nënshtetësisë ajo gënjeu në rastin tim” – thotë Zagani duke theksuar se ajo ka mohuar të kishte dijeni për kontaktin e Zaganit. Ai ishte një italian i identifikuar si Alesandro Giuliani, efektiv i Guardia di Finanza, një lloj agjenti sekret që komunikonte me burime të ndryshme, përfshirë trafikantë, për të mbledhur informacion mbi trafikun e drogës. Zagani fliste shpesh me të për trafikun e drogës dhe trafikantët. Sipas tij tashmë të gjitha telefonatat janë konsideruar sikur ata kanë bërë së bashku trafik droge. Edhe Pogi gënjeu për Giulianin. Në një dokument të publikuar nga Le Iene ajo thotë se Guliani nuk kishte asnjë funksion në Itali. Kjo shkresë e saj, sqaron gazetari italian, çoi në arrestimin e Zaganit. Ndërsa vetë Zagani thotë se ajo duhet të kthente nderin që i bënë me burësimin e dy fëmijëve shqiptarë.  Tashmë, Pogi punon në Slloveni ndërsa Zagani thotë se “në Shqipëri politikanët nuk janë të lidhur me trafikantët e drogës, por janë vetë trafikantë droge”./ lapsi.al/          

Videon mund ta shihni ne kete link: http://www.video.mediaset.it/video/iene/puntata/pelazza-il-poliziotto-in-fuga-dai-narcotrafficanti_580670.html