• |
ide | kryesore

Zvicra bën diversion: Veselin e çoi Cana në Kombëtare

I pakategorizuar
cana.jpg



Gazeta zvicerane “Blick” është munduar të pikturojë një tablo negative për ambientin brenda kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas të përditshmes zvicerane, brenda grupit kuqezi kanë filluar të shpërthejnë pakënaqësi që kanë lidhje me intriga, falë të cilave, jashtë listës mbeti Berat Gjimshiti, ndërsa u përfshi Frederik Veseli.

“Blick” shkruan se gjithçka ka ndryshuar falë ndikimit të Agim Canës. Sipas gazetës, babai i Lorik Canës ka bërë maksimumin që të përfshihet në skuadër futbollisti i cili ka qenë pjesë e Lozanës në të kaluarën, ashtu si kapiteni i kuqezinjve. I humburi në këtë rast ishte Gjimshiti, i cili u la jashtë edhe kundër dëshirës së Xhani De Biazit.

Por vetë trajneri ka përgënjeshtruar këtë shpikje të zviceranëve. “Kjo është sikur të gjykosh një shishe verë falë asaj që ke provuar në fuçi, pa e hedhur në shishe. Jo, jo, ky pretendim është i pakuptimtë”, tha trajneri i Shqipërisë.