• |
ide | kryesore

Gabimet me Zvicrën, De Biazi bën analizën e lojës me futbollistët

I pakategorizuar
13453876_1195151323837532_1872182957_n-470x325.jpg



Një ditë pas ndeshjes me Zvicrën në Lens, trajneri i Kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka zhvilluar një mbledhje me kuqezinjtë për analizimin e lojës dhe të atyre gabimeve që u konstatuan në këtë takim.

Sipas “Supersport”, ekipi u grumbullua sërish mbrëmë në Perros Guirec, ndërsa mbledhja e trajnerit italian me stafin dhe futbollistët u zhvillua sot rreth orës 12:30. Takimi vjen pas humbjes me rezultatin 0-1 ndaj Zvicrës dhe pak ditë para përballjes së dyte në filanet e Europianit me Francën.

Ndërkaq, këtë të diel Kombëtarja pritet të zhvillojë edhe seancën e radhës stërvitore në Yves Jannou, vend në të cilin ka zhvilluar edhe përgatitjet e tjera pas grumbullimit në kuadër të “Euro 2016”.