• |
ide | kryesore

“Krom” i Bujar Alimanit do të përfaqësojë Shqipërinë në garën për Oscar

Arkiva, Paparazzi
chromium.jpg



“Krom” i Bujar Alimanit është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar. Filmi tregon historinë e një djali 15 vjeçar në kërkim të pavarësisë së tij. Në film, djali tenton të largohet nga nëna e tij memece.

“Krom” u shfaq në edicionin e 50-të të Festivalit të madh të Filmit në Karlovy Vary të Çekisë. Filmi “Krom” është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë, me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis.

Është hera e dytë që Bujar Alimani tenton të përzgjidhet në pesë më të mirët që nominohen për Oscar. Në vitin 2011 ai tentoi me filmin “Amistia”, por dështoi. Academia njihet për përzgjedhjen e disa prej filmave më të kritikuar në rrethin e kritikës.

Së fundmi çmimi për filmin më të mirë në gjuhë të huaj u fitua nga "I biri i Saulit" "Ida," "Bukuria madhështore" and "Një ndarje".