• |
ide | kryesore

Atalanta – Napoli/ Mediat italiane: Berisha më i miri në fushë, Hysaj më i keqi

Arkiva, Sport
motren kush merr lajmin dhe foton.jpg



Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të konsiderueshme humbjes së Napolit në fushën e Atalantës e cila u fitua nga vendasit (1-0) me një gol që në fillim të takimit. Sipas tyre një paraqitje mjaft të mirë ka bërë portieri i kombëtares sonë Etrit Berisha që ka shpëtuar portën në të paktën 3 raste të pastra për gol në goditjet e Callejon, Ghulam dhe Milik. Në përgjithësi ai është vlerësuar me notën 7 ose 7.5 nga më të lartat te skuadra e Atalantës.

Një ditë e zezë për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj. Ai ka marrë kritika të forta nga mediat për paraqitjen fizike dhe taktike. Ato e kanë vlerësuar me notën 4 ose 5 duke e bërë përgjegjës për golin e pësuar dhe për mosbllokimin e vazhdueshëm të Gomez. Më poshtë lapsi.al sjell disa nga komentet e medieve italiane për të dy shqiptarët. 

Eurosport:

Etrit BERISHA, nota: 7

Një bravo për ndërhyrjen kundër Callejon, dhe Ghoulam, por në mënyrë të veçanutë ndaj Milik. Një refleks që e mabn përpara Atalantën dhe që i jep avantazhin që në fund rezultoi deciziv. Përshtypja është se portieri Sportiello duhet të lodhët shumë për të rimarrë vendin e tij në portë.

Elseid HYSAJ, nota 5

Del me brinjë të thyera nga përplasjet me Gomez që e dehu më shumë se një herë me fintet e tij. Aksioni i golit është një fakt i diferencave mes të dyve. Shumë i pasaktë edhe kur shtyn përpara dhe kroson për shokët.

La Repubblica:

Etrit BERISHA, nota 7.5

Protagonist në pjesën e parë me tre pritje shumë të mira dhe decizive të goditjeve të Callejon, Ghoulam dhe mbi të gjitha për atë të Milik. Gjithmonë e i kujdesshëm edhe në pjesën e dytë.

Elseid HYSAJ, nota 5: vuan freskinë atletike dhe teknike të Gomez që e kaloi më shumë se një herë. Shumë pak i ndihmuar nga shokët.

Sportface:

Etrit Berisha, nota 7. Gjatë pjesës së parë me një lëvizje të mirë mbrojti rrjetën me një hedhje të goditja e Callejon dhe më pas nga goditja e fortë e Ghoulam, ndërsa mohoi një gol të sigurt në rastin e Milik.

TuttoNapoli

Elseid Hysaj, nota 5 – Vuan nga presioni i vazhdueshëm i Gomez, ashtu si në rastin e golit të avantazhit dhe në fazën sulmuese shihet pak. Kur përfshihet në pjesën e dytë jo gjithmonë është i qartë në atë që bën.

Il Napolista:

Elseid Hysaj, Nota 4. Në minutën e 8-të të pjesës së dytë bëhet lajm kur më në fund i humbet të gjitha forcat pas gjithë atyre inkursioneve të Papu Gomez. Hysaj ishte një muzikë me të qarë greke ditën e sotme, madje shqiptare. Më i keqi absolutisht siç e demonstron edhe aksioni i golit ku Gomez e la pas. /pergatiti lapsi.al/