• |
ide | kryesore

Lala tregon pse nuk mori drejtimin e kombëtares shqiptare

Arkiva, Sport
Benefizspiel-Kuhlage-vs-Hardeland-in-Hannover-610x400.jpg



Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, ish-lojtari i kombëtares shqiptare Altin Lala, ka zbuluar se kishte në plan të merrte drejtimin e kombëtares.

Ai tregoi për periudhën e tij si trajner i kombëtares shqiptare U-19 dhe bashkëpunimin me stafin e Gianni De Biasi-t në ekipin e parë.

Ish-futbollisti i Hannover-it zbuloi gjithashtu arsyet se pse u largua nga kombëtarja.

“Kam punuar për dy vite e gjysmë për Federatën Shqiptare të Futbollit, edhe si trajner i kombëtares U-19. Parashikohej që të në një të ardhme jo shumë të largët të merrja drejtimin e Kombëtares.

Por kur shihja potencial te një lojtar dhe ai nuk e shfrytëzonte, kjo ishte diçka e keqe. Me këtë unë nuk pajtohem kollaj. Pastaj kjo ishte një punë që të mbante 24 orë të lidhur. Kam pirë shumë aspirina në atë periudhë. Siç e thashë nuk më pëlqente shumë një situatë e tillë”