• |
ide | kryesore

Tragjike/ Humb jetën në aksident me motor fituesi i “X-Factor” Ergi Dini (FOTO)

I pakategorizuar
Ergi-Dini-790x444.jpeg



Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 21:20 të së hënës në bulevardin "Bajram Curri", pranë urës së "Bllokut" në Tiranë. Dy të rinj që udhëtonin me motor janë rrëzuar duke humbur jetën. Lapsi.al mësoi se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur këngëtari 22-vjeçar Ergi Dini, fitues i spektaklit të talenteve “X Factor” në Tv Klan. Është ndarë nga jeta edhe shoku i tij Kejdi Halili 21-vjeç.

Ergi Dini dhe Kejdi Halili humben jeten sot ne aksident(Ergi Dini dhe Kejdi Halili)

Ata janë transportuar në spital, por kanë ndërruar jetë rreth orës 21.50 për shkak të dëmtimeve të marra.  Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.

Image result for ergi dini Related image