• |
ide | kryesore

S’ka short për prokurorët që do të jenë pjesë e Këshillit të Emërimeve

I pakategorizuar
Meta-Lllalla.jpg



Nga tre emra që do të zgjidheshin mes propozimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Adriatik Llalla propozoi 3 kandidatë. Pra, duke eleminuar totalisht shortin që parashikon ligji, Llalla solli në kuvend emrat e Rovena Gashit, Gentian Trenovës dhe Fatjona Memçajt, që këto të zgjidheshin automatikisht në institucionin e KED. Dhe kështu ndodhi. Në drejtim të seancës, Ilir Meta i hapi rrugë emërimit direkt të tre emrave që solli Prokurori i Përgjithshëm për Këshillin e Emërimeve. Deputetja socialiste Vasilika Hysi hodhi dyshime nëse ishin plotësuar kriteret e kandidatëve që solli Prokuroria e Përgjithshme. Burime sqaruan për Lapsi.al se Prokurori i Përgjithshëm ka qenë i detyruar të përzgjedhë vetëm tre emra për shkak se këta ishin të vetmit, mes atyre që u ofruan që ishin prokurorë magjistratë.