• |
ide | kryesore

Paketa 1 miliard dollarë e Ramës, Berisha paralajmëron bankat: Mos pastroni paratë e drogës!

I pakategorizuar
rama-berisha6.jpg



Paketa e Ramës me 1 miliard dollarë investime është sulmuar sot në Kuvend nga ish-kryeministri Berisha, i cili paralajmëroi bankat që të mos bëhen pjesë e këtij projeti, që sipas tij është thjesht për të pastruar paratë e drogës.

“Ju bëj thirrje bankave që të mos lajnë paratë e drogës, të mos bëhen pjesë e një projekti kriminal. Bankave iu bën thirrje të ruajnë dinjitetin e tyre. Nuk ka maxhorancë tjetër që do e njohë këtë borxh”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Rama e lançoi pak ditë më parë këtë paketë, që parashikon investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi përmes partneritetit publik-privat.

/LAPSI.AL/