• |
ide | kryesore

Drejtori i TVSh, Thoma Gëllçi shpjegon si e njohu Olsi Ramën

I pakategorizuar
Olsi-Thoma.png

Drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka folur për herë të parë për jetën e tij dhe projektin mbi RTSH-në. Gëllçi ka zbuluar detaje që nga fëmijëria e tij e deri te posti i drejtorit të RTSH-së.

Në një intervistë për “TV Scan” ai ka folur edhe për një fotografi me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Rama dhe për akuzat se ai kishte lidhje me të.

Gëllçi ka komentuar foton në SHBA me Olsi Ramën duke pirë birrë dhe ka sqaruar të vërtetën.

“Kjo është një foto shumë e vjetër. Kam qenë edhe shumë i shëndoshë në atë kohë. Jam unë, ime shoqe dhe Olsi Rama me të shoqen e tij, por nuk duket aty se e ka zënë Olsi.

Kjo foto u keqpërdor dhe u tha se unë kisha lidhje me Olsin dhe ndaj u bëra drejtor. Olsin e kam njohur në SHBA, por prej Edit. Njohje kisha me Edin, që kur punoja te “Zëri i Popullit”.

Ai më shante shpesh atje nëpër refleksione kundër gazetës. Ndërsa me Olsin jemi aty pasi ai bëri një operacion të dytë në zemër dhe që i doli me sukses. Ato birrat i morëm sa për foto se ai nuk mund të pinte”, thotë Thoma Gëllçi.

 

 

Kthehu