• |
ide | kryesore

Bomba e Antimafias italiane: U trefishua droga e kultivuar në Shqipëri!

I pakategorizuar
Screenshot_3-61-655x356.jpg



Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti ndodhet në një konferencë për median së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo vjen pas takimit që dy zyrtarët patën në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve për hetimin e çështjeve të përbashkëta Drejtori i Antimafias Italiane foli për thellimin e bashkëpunimit për të luftuar trafikun e drogës i cili është rritur. Madje është trefishuar prodhimi i drogës

“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe lufojmë trafikun. Eshtë trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri” u shpreh Franko Roberti.