• |
ide | kryesore

A trukohet shorti i Champions me gogla të nxehta?

Arkiva, Sport
2401022.jpg



“Goglat e nxehta” është një nga hamendësimet më të mëdha dhe më të vjetra të mënyrës së trukuimit të shkortit të Ligës së Kampionëve. Jo pak herë Reali i Madridit është sulmuar se ka ndërhyrë për të trukuar këtë short për të patur përballë skuadra të lehta. Për “goglat e nxehta” është pyetur këtë të premte trajneri i madrilenëve Zinedine Zidane, pasi shorti në Ligën e Kampionëve e vuri skuadrën e tij përballë Bayern Munich.

“Goglat e nxehta”? Unë qesh me këtë. Tani e dimë se në short nuk ka topa të nxehtë”, – është përgjigjur me shaka trajneri i Realit të Madridit. Sipas teorive të konspiracionit goglat me skuadrat e mëdha janë pak më të nxehta dhe ai që tërheq shortin nuk i përzgjedh ato në përballjet me njëra – tjetrën./lapsi.al/.