• |
ide | kryesore

Eva Longoria martohet por rrëfen fiksimin për një tjetër artist (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
eva-longoria_f31c11e74e72c950bd29754ba5d374e1.nbcnews-ux-2880-1000.jpg



Eva Longoria duket se më në fund ka gjetur dashurinë e jetës së saj. Një nga ish-“Shtëpiaket e Dëshpëruara”, ka ndarë me të gjithë detajet kur manjati i medias meksikane, José Bastón, i propozoi asaj martesë në Dubai.

Për bukuroshen kjo është martesa e saj e tretë dhe nga entuziazmi i vetë aktores, duket se është ajo e duhura.  Kur gjatë intervistës për “Radio News” është pyetur rreth muzikës së saj të preferuar, ajo nuk ka ngurruar të thotë menjëherë emrin e këngëtarit britanik. Edhe pas fiksimit të saj me këngëtarin Ed Sheeran, fshihen detaje nga momenti historik i propozimit. Vetë bukuroshja brune pohoi se bashkëshorti i saj po filmonte çdo moment të atij çasti.

“Unë jam e fiksuar pas tij, më shumë akoma pas momentit tim special. Dua ta them se kush është. Tek im shoq më propozonte martesë, në sfond ishte hiti i tij: “Thinking Out Loud”.