• |
ide | kryesore

Vangjush Dako nuk ndal punimet, shoqëria civile kërkesë prokurorisë për “Velierën”

I pakategorizuar
veliera-1-655x356.jpg



Përfaqësues të shoqërisë civile kanë kërkuar pranë Prokurorisë së Durrësit të marrë masa në lidhje me shkeljet që thonë se po shkaktohen në sheshin Veliera. Avokatja, Mirela Jorgo, ka shënjestruar kryebashkiakun Vangjush Dako si shkaktarin kryesor të shkeljeve ligjore, i cili sipas saj nuk po respekton vendimet e gjykatave, duke lejuar të vijojë puna në kantierin për Velierën që konsiderohet i bllokuar.

“Ende vazhdohen të injorohen vendime të gjykatës, ku çdo kryetar Bashkie, sepse nuk është vetëm fenomeni Dako, por të gjithë kryetarët e bashkive shoh që janë kthyer në Don Korleone, pa marrë parasysh që këto vendime janë unanime”, tha Jorgo

Pas dy vendimeve të njëpasnjëshme të Gjykatës Administrative dhe asaj të Shkallës së Parë, që prej datës 18 shkurt Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës ka vendosur sekuestro për zonën A arkeologjike. Aktualisht puna në kantierin e ndërtimit po zhvillohet vetën në krahun poshtë rrugës, ku po ndërtohet nënkalimi./ora news