• |
ide | kryesore

Flet Fatos Nano: Çfarë bisedova me Edi Ramën

I pakategorizuar
Fatos-Nano.jpg



Ish-kryeministri, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme në qytetin e Durrësit. I kontaktuar nga “BalkanWeb” lidhur me temën e këtij takimi, Nano nuk dha detaje por tha se “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”. Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”.

Sipas burimeve takimi është zhvilluar rreth orës 17.30 në vilën qeveritare në Durrës. Takimi ka zgjatur rreth dy orë. Të njëjtat burime tregojnë për “BalkanWeb” se më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet se për çfarë ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave.