• |
ide | kryesore

“Jeta midis ujërave”, filmi shqiptar i xhiruar për 9 ditë (VIDEO)

Arkiva, Stil
18767446_316555155443352_8585479649175109093_n.jpg



“Jeta midis ujërave” është filmi më i fundit shqiptar i cili dha premieren e tij dje.

Një film me metrazh të gjatë i zhanrit dramë mblodhi shumë njerëz nga media dhe arti. Me regji dhe skenar nga Ardit Sadiku, regjisori shkodrani që jeton në Los Angelos, filmi tregon një familje shqiptare ku mungon komunikimi, depresionin që shkaktohet, dhe si mundohemi ta mbushim këtë gjendje në rrjetet sociale. Në rolet kryesore luajnë : Jorida Meta, Enxhi Cuku, Kastriot Shehi, Klod Hoxha, Ermela Ruri etj. Filmi është xhiruar vetëm për 9 ditë, dhe montazhi është kryer në një produksion amerikan. Eshtë projekt i pavarur nga Ardit Sadiku dhe do të jetë në javët në vazhdim në ekranin e kinemasë.