• |
ide | kryesore

Detaji që mbeti pa zbuluar në dasmën e Turit dhe Orindës

Arkiva, Paparazzi
2970f4c0570446ccb04dbc4977bf581f.jpg.png



Dasma e Turit dhe Orindës, që zuri vendin kryesor në të gjitha mediat e portalet, përfundoi. Por zhurma akoma jo. Akoma jo edhe detajet me të cilat u plotësua dita më e bukur e çiftit të këngëtarëve dhe moderatorëve. Tani që Turi dhe Orinda kanë nisur turin nëpër Europë, nga profilet e tyre sociale zbulojnë çdo ditë nga një gjë të re.

Si fillim, dy të sapomartuarit kanë ndryshuar look. Për herë të parë dhe të fundit (siç tha edhe vetë), Orinda vendosi t’i lyejë flokët të kuqe, ndërsa Turi, gjithashtu për herë të parë, vedosi të bëhej tullac – një lloj modeli alla Blendi Fevziu, siç e quajti ai veten.

Por ka edhe diçka tjetër me të cilën dy të sapomartuarit duhet të mësohen – unaza. Gjatë ceremonisë së martesës, ndoshta jo të gjithë kanë qenë të përqëndruar për të mësuar më shumë detaje rreth unazave të martesës që Turi dhe Orinda kishin zgjedhur për njëri-tjetrin. Si të gjitha detajet e tjera, edhe unazat e çiftit janë të personalizuara, megjithatë Xing.al ka mësuar se unaza e Orindës ka disa gurë të çmuar diamanti dhe është pikërisht ajo me të cilën Turjan Hyska i propozoi për martesë.

Në një postim të fundit në Instastory, këngëtarja dhe moderatorja, tashmë ka në gisht dy unaza: unaza e fejesës dhe prej disa ditësh, edhe rrethi i martesës. Ndoshta Orinda është ende e pamësuar me pamjen e re të gishtit të unazës, por me siguri po i shijon shumë ditët e para pas vendosjes së rrethit dhe bashkë me të, pa dyshim, edhe bashkëshorti i saj.

Për momentin, çifti vazhdojnë të shijojnë mrekullitë natyrore të Amsterdamit, por përgjatë muajit gusht do të vijojnë turin edhe në disa vende të tjetra të Europës.