• |
ide | kryesore

Historia/ Chelsea Manning, transgjinorja që “tradhëtoi” ushtrinë amerikane pozon për Vogue

I pakategorizuar



Chelsea Manning do të shfaqet në shtator në revistën njujorkeze Vogue e portretizuar nga dotografja e mirënjohur Annie Leibovitz. Ish ushtarja trans seksuale që u lirua nga burgu në 17 maj shfaqet e qeshur.me rrobabanje të kuqe. Analiste e spiunazhit në ushtrinë amerokane, 29 vjeçarja u burgos në vitin 2010 pasi kishte nxjerrë dokumenta sekrete për luftën e Irakut dhe Afganistanit. Ajo nxorri gjithëashtu 250 mijë telegrame të Departamentit të Shtetit që u publikuan nga Wikileaks. Paralajmëruse të këqiash për disa, tradhëtare për disa të tjerë, midis të cilëve edhe presidenti Trump, Chelsea Manning u bë e njohur në burg pasi morri një trajtim hormonal që do e shndërronte në femër. E dënuar kur quhej ende Bradly ajo fitoi të drejtën që të merrte në burg një trajtim hormonal që mundësoi trasformimin drej një identiteti femëror.

Një eksperiencë e tillë nuk ishte lejuar kurrë më parë për një të dënuar ushtarak amerikan.

Kur u lirua ajo e ekspozoi në një foto çliruese trupin e saj të ro femëror. Tani ajo ka pozuar për Vogue në nnë numër shumë të pritur që paralajmëron Fashion ëeek dtë New York. Ndërsa fotografia e saj, e super njohura Annie Leibovitz ka një ikonë më shumë mes personaliteteve të shumta politike që ka fiksuar në aparatin e saj.

Huff post/Përgatiti Lapsi.al