• |
ide | kryesore

Hidhet shorti/ Superpërballje në grupet e Champions League 

Arkiva, Sport
dsdsdwwewe.jpg



Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezoni e ri 2017/18
32 skuadra që do të garojnë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, kanë mësuar disa prej kundërshtarëve që do t’i kenë në grup.
Kampioni i dyfishtë Real Madrid do të jetë në Grupin H, ku do të luajë kundër Borussia Dortmund.
Përballje tjera mjaft interesante do të jenë edhe ato ndërmjet Bayern Munich- PSG dhe Barcelona – Juventus.
 
Grupi A: Benfica, Manchester United, Basel, CSKA Moscw
Grupi B: Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Anderlecht, Celtic
Grupi C: Chelsea, Atletico Madrid, Roma, Qarabag
Grupi D: Juventus, Barcellona, Olympiacos, Sporting Lisbona
Grupi E: Spartak Moscow, Sevilla, Liverpool, Maribor 
Grupi F: Shakhtar Donetsk, Manchester City, Napoli, Feynoord
Grupi G: Monaco, Porto, Besiktas, Laipcig
Grupi H: Real Madrid, Borussia Dortmund, Tottenham , APOEL

Vlen të kujtojmë shqiptarët që luajnë në grupet e Champions League. Elseid Hysaj me Napolin dhe Ansi Agolli me Qarabag të Azerbajxhanit. Pa harruar edhe trajnerin gjakovar Besnik Hasi me Olimpiakos.